Qytetërim

Loja me ushqimin, ky është oguri i keq i skuadrave në "Euro"...viktimë edhe Shqipëria

Momenti kur tifozët shqiptarë ironizonin kundërshtarët italianë duke i thyer spaghetti-t para syve është bërë viral. 

k.m.
Loja me ushqimin, ky është oguri i keq i skuadrave në
Foto ilustruese

GJERMANI- "Euro 2024" nuk është vetëm sfidë për futbollin, por janë edhe tifozeritë që duan të bien në sy. Me krenari mund të themi se një risi e ka bërë Shqipëria. Momenti kur tifozët shqiptarë ironizonin kundërshtarët italianë duke i thyer spaghetti-t para syve është bërë viral. 


Austriakët ndoqën shembullin e shqiptarëve duke u thyer "baguette-at" para syve tifozëve francezë përpara ndeshjes së tyre në Euro 2024.


Kaq ka mjaftuar dhe sloganet me referenca për ushqimin janë bërë virale edhe në stadiume.

Loja me ushqimin, ky është oguri i keq i skuadrave në

“Fondue është më i mirë se goulash,”- ka shkruar një fans zviceran.

Loja me ushqimin, ky është oguri i keq i skuadrave në

“Eat Pasta, Run Fasta (Ha pasta, vrapo shpejt),”-shkruan një fans shqiptar.

Loja me ushqimin, ky është oguri i keq i skuadrave në

Loja me ushqimin, ky është oguri i keq i skuadrave në

“Sallami (Kielbasa) më i mirë se gouda,”- u mburrën tifozët polakë kundër Holandës.

Megjithatë, “fyerjet” ushqimore deri më tani janë dëshmuar si një ogur i keq. Shqipëria humbi 2-1 ndaj Italisë pasi theu makaronat dhe Austria u mund 1-0 nga francezët dashamirës të bagetave./ZËRI

Poll

MOS HUMB