Qytetërim

Sylvinho: Është gëzim i madh të luash kundër Kroacisë

Sylvinho, u shpreh se skuadra e di rivalin që ka përballë, teksa është një gjë e mirë sipas tij të përballesh me skuadra të tilla.

f.t
Sylvinho: Është gëzim i madh të luash kundër
Sylvinho

GJERMANI-Shqipëria kërkon të lërë pas disfatën me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B dhe të synojë fitoren me Kroacinë. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se skuadra e di rivalin që ka përballë, teksa është një gjë e mirë sipas tij të përballesh me skuadra të tilla.

Sylvinho:E kemi studiuar Kroacinë. E kemi parë që mbaroi 3-0, por Kroacia ka luajtur shumë mirë dhe ka pasur raste për të shënuar. Spanja në 29 minuta shënoi golat që iu duheshin, por mbrapa kjo gjë të bëhet e vështirë. Kroacia ka aftësi teknike, aftësi të pasimit të topit. Nuk mund të themi që Spanja ftoi 3-0 dhe ishte e lehtë. E keni parë sa e vështirë është Kroacia. Nëse shohim lojtarë individual, Modric, Perisic, është një gëzim i madh të luash kundër tyre. Këtu kemi lojtarë shumë të mirë., kapiteni ynë fitoi Ligën e Europës. Kemi Asllanin, Asanin, Muçin, Brojën. Kemi luajtur lojë të mirë kundër Italisë. Kemi lojtarë me përvojë dhe lojtarë të rinj, kjo është një gjë e mirë për Kombëtaren.

Poll

MOS HUMB