
GJERMANI-Në prag të sfidës me Koracinë, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Trajneri ka komentuar edhe ndeshjen e parë atë me Italinë, ku u shpreh se ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe nuk lanë hapësira për të sulmuar.
Sylvinho: Nuk është që ne s’e kemi sulmuar Italinë, por nuk na lanë hapësirë. Ata nuk na kanë lejuar që ta sulmojmë. Kemi sulmuar me tre. Ata kanë pasur 3-4-5 mbrojtës. Kemi pasur një pasim shumë të mirë nga Asllani. Ky kompeticion i ka nivelet shumë të larta. Natyrisht ata janë lojtarë që kanë fituar kampionatin italian. Kam thënë që është e mrekullueshme të ndeshemi kundër tyre. Patjetër që duhet të shkojmë dhe të shfrytëzojmë eksperiencën, përpara se të themi që po ndeshemi me dikë në nivel të barabartë. Kemi shënuar, por ata na shënuan dy gola. Ne kemi vazhduar të luftojmë dhe në fund kishim shansin për të barazuar. Janë me të vërtetë lojtarët më të mirë aty. Perisici ka luajtur për Interin, ndërsa mesfushorët kanë pasur një karrierë shumë të mirë. Duhet të përgatitemi shumë mirë për sfidën në mesfushë.