Qytetërim

Ledioni i zuri vendin, reagon Arbana Osmani: Nuk iki kaq kollaj jo

Prezantuesja konfirmon rikthimin në ekran së shpejti.

f.t
Ledioni i zuri vendin, reagon Arbana Osmani: Nuk iki kaq kollaj jo
Arbana Osmnai dhe Ledion Liço

TIRANË- Teksa të gjithë janë në pritje për spektaklin ë të komentuar ‘Big Brother Vip 3’, vëmendja është akoma tek prezantusi i edicionit të tretë. Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë që pas zyrtarizmit të Ledion Liços si moderator i 'Big Brother VIP 3'.

Mbrëmjen e së shtunës, nis spektakli i shumëpritur dhe tashmë është zyrtarizuar se prezantues do të jetë Ledion Lico, por Arbana ka vendosur t'ju japë një përgjigje fansave të cilët akoma nuk janë dakort të mos e shohin moderatoren në skenën e 'Big Brother Vip'.

Arbana ka bërë reagimin e saj të parë lidhur me lajmet që qarkullojnë prej ditësh me emrin e saj dhe të Ledionit, për të cilin shpreh bindjen se do ta moderojë shkëlqyer spektaklin. 

Fansat kanë komentuar se në 'BBV' duan moderatoren dhe Arbana nuk ka nguruar ti përgjigjet: Ledioni është shumë i mirë dhe do të prezantojë shkëlqyer.

Ledioni i zuri vendin, reagon Arbana Osmani: Nuk iki kaq kollaj jo
KOMENTET

Në një tjetër koment me fansat moderatorja gjithashtu konfirmon rikthimin në ekran së shpejti. 

"Nuk iki kaq kollaj unë jo. Do shihemi së shpejti,"-përgjigjet moderatorja në një koment, kur u pyet nëse do të rikthehet në ekran.

Ledioni i zuri vendin, reagon Arbana Osmani: Nuk iki kaq kollaj jo
KOMENTET

Ledioni Liço i ka munguar prej vitesh televizionit e duket se ky do të jetë një rikthim i fuqishëm i tij si prezantues në formatin e famshëm. Moderatorja Arbana Osmani thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’, për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.

Ndërkohë edhe tre ditë na ndajnë nga spektakli dhe të gjithë jemi kureshtarë se cili nga emrat e personazheve të aluduar deri tani do të banor në shtëpinë e 'Big Brother Vip 3'./ZËRI

Poll

MOS HUMB