
IRLANDË - Këngëtarja irlandeze Sinéad O'Connor vdiq për shkaqe natyrale, sipas Gjykatës Coroner's Southwark në Londër. "Kjo është për të konfirmuar se zonja O'Connor vdiq nga shkaqe natyrale", thuhet në deklaratë. "Mjekja ligjore pas hetimeve arriti në përfundimin se Connor ndërroi jetë për shkaqe natyrale", u tha në njoftim.
O'Connor ndërroi jetë më 26 korrik 2023, në moshën 56-vjeçare. Një artiste pioniere, e njohur për zërin e saj të mrekullueshëm, komandues dhe aktivizmin social, vdekja e saj erdhi vetëm 18 muaj pasi djali i saj Shane kreu vetëvrasje në moshën 17 vjeç.
Mijëra njerëz u rreshtuan në rrugë në ditën e funeralit të saj në Bray në County Wickloë. Presidenti irlandez Michael Higgins, Bono i U2 dhe The Edge ishin mes të pranishmëve.
Një koncert homazh për O'Connor dhe mikun e saj, artistin irlandez Shane MacGowan, është planifikuar për në mars në Nju Jork. City Winery po organizon Sinéad & Shane në Carnegie Hall. Interpretuesit përfshijnë David Grey, Glen Hansard, Amanda Palmer dhe Dropkick Murphys. MacGowan vdiq më 30 nëntor 2023, në moshën 65-vjeçare./ZËRI/