Qytetërim

Lea Ypi zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike!

Ypi është shprehur se është shumë e lumtur dhe e nderuar që është zgjedhur anëtare e Akademisë.

f.t
Lea Ypi zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë
Lea Ypi

BRITANI E MADHE-Lea Ypi është bërë anëtarja e parë shqiptare në Akademinë Britanike. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ypi është shprehur se është shumë e lumtur dhe e nderuar që është zgjedhur anëtare e Akademisë.

“E lumtur dhe e nderuar që jam zgjedhur anëtare e Akademisë Britanike. (Shqiptarja e parë)”, ka shkruar Ypi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lea Ypi (@lea.ypi)

Po ashtu Presidentja e Akademisë Britanike Julia Black ka vlerësuar lart autoren shqiptare, duke i uruar mirëseardhjen në hapësirën më të lartë të kulturës britanike.

Lea Ypi zgjidhet anëtarja e parë shqiptare në Akademinë
Julia Black

Këtë vit Akademia Britanike ka mirëpritur 86 anëtarë të rinj ku ndër ta, dallohet edhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB