
Itali- Supreme, marka e famshme e veshjeve, i është shitur një prodhuesi të syzeve për shumë më pak se sa shitej katër vjet më parë. Kompania italiane "EssilorLuxottica" njoftoi të mërkurën se po blen Supreme për 1.5 miliardë dollarë nën rrjetin "VF Corp". VFC njihet gjithashtu si kompania mëmë e Vans dhe Dickies.
“Supreme përputhet në mënyrë të përsosur me rrugëtimin tonë të inovacionit dhe zhvillimit, duke na ofruar një lidhje të drejtpërdrejtë me audiencat, gjuhët dhe krijimtarinë e re,"- tha EssilorLuxottica në një deklaratë zyrtare pas blerjes. Kompania shtoi se marka do të ketë "hapësirën e saj" në krijimin e veshjeve dhe aksesorëve.
Emri "EssilorLuxottica" nuk është shumë i njohur për blerësit, por syzet që prodhon kompania përfshin: Oliver Peoples, Ray-Ban, Oakley dhe Persol. Ajo gjithashtu ka marrëveshje licencimi edhe me markat Chanel, Coach dhe Dolce & Gabbana. E themeluar në një dyqan në Nju Jork në vitin 1994, Supreme ka fituar mbi skateboardistët dhe fansat e hip-hop-it me veshjet e saj, të njohura gjithashtu mes brezash. Grupi "Carlyle" bleu gjysmën e kompanisë në 2007 për 500 milionë dollarë./ZËRI