
HOLLYWOOD- Natalie Portman ka folur për divorcin në studion e Jimmy Fallon dhe këtë herë ka treguar disa detaje nga ndarja. Sipas aktores, ka mjaftuar një takim i rastësishëm me Rihanna-n në Javën e Modës në Paris në fillim të këtij viti, që Natalie të ndryshonte qasjen që kishte për divorcin.
“Ishte një përvojë mahnitëse për mua. Mendoj se çdo grua që kalon në një divorc duhet të flasi me Rihannën që ajo t’i thotë se është një “bad b*tch”, tha Portman.
Moderatori Fallon publikoi më pas videon kur këngëtarja i thotë aktores se ishte një fanse e saj.
Natalie shprehu mosbesimin tek vetja dhe më pas Rihanna i tha se ajo wshtw një nga vajzat më tërheqëse në Hollywood”.
“Ky për mua ishte një moment shumë formues në jetën time”, tha aktorja.
Për aktoren e njohur duket se ky ishte momenti që e ndihmoi vërtet në jetë, teksa po përjetonte ndarjen nga bashkëshorti.
“Ishte pikërisht ajo që më duhej në atë moment në jetën time dhe që vërtet më shërbeu. Dhe unë do i jem përgjithmonë mirënjohëse", shtoi aktorja.
Fituesja e Oscar-it finalizoi divorcin nga Millepied në shkurt të këtij viti, pas më shumë se 10 viteve bashkë.
Portman dhe koreografi francez, u takuan në xhirimet e filmit “Black Swan” në vitin 2009, ndërsa çifti u nda në maj të vitit të kaluar pas zërave për një lidhje jashtëmartesore të Millepied. Aktorja Portman bëri kërkesë për divorc në Francë, ndërsa gjithçka u finalizua zyrtarisht në fillim të këtij viti. Natalie dhe koreografi francez kanë dy fëmijë bashkë, djalin Aleph dhe vajzën Amalia. /ZËRI/