Qytetërim

U bë nënë në moshën 38-vjeçare, Erjona rrëfen peripecitë: Abortoja çdo 6 muaj, me fat që kam dy vajza

Aktorja dhe bashkëshorti i saj Salsano Rrapi, kanë pasur vështirësi për të sjellë në jetë fëmijët e tyre

E.K
U bë nënë në moshën 38-vjeçare, Erjona
erjona kakeli

TIRANË- Aktorja Erjona Kakeli, ka treguar eksperiencën e saj të mëmësisë, që ka sjellë në jetë dy vajza, të parën në moshën 38-vjeçare pas disa aborteve.

Erjona është shprehur se lindja e dy vajzave të saj, të cilat sot janë në para adoleshencë nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi është paraprirë nga aborte të padëshiruara.

“Ka qenë mosha 30- 31 kur unë kam pësuar një abort, i pari. Pastaj filloi një peripeci shumë e gjatë dhe në moshën 38 vjeç u bëra nënë. Pas abortit të parë kam pasur pothuajse çdo gjashtë muaj nga një episod të trishtë, pastaj pata një shtatzëni që zgjati pak më shumë se çdo shtatzëni tjetër. Jam shumë me fat që kam dy vajza. Tani ato janë në një fazë jo shumë të lehtë, para adoleshencë.

Ato janë më të mençura se sa kemi qenë ne, i kapin gjërat edhe më shpejtë, kanë karaktere të ndryshme, e madhja e cila është 8 vjeçe është më e drejtpërdrejtë, ndërsa e vogla ka një qetësi absolute por ndërkohë e ka bërë dëmin si të thuash. Shtatzënitë nuk i kam shijuar shumë sepse kam qenë dhe e angazhuar me punë, ndryshe nga më parë që qëndroja në regjim, haja shëndetshëm, ndërkohë bëra të kundërtën vazhdova jetën shumë normalisht”, u shpreh aktorja.

Aktorja ka treguar se me shtatzëninë e vajzës së madhe, ajo është treguar shumë e rezervuar, për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme. Ajo ka zbuluar shtatzëninë në javën e 26-të, ndërsa vajza ka lindur vetëm 4 javë më vonë, për shkak se ka qenë prematurë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB