
PARIS- Kylian Mbappe mund të konsiderohet si lojtar i Real Madridit. Sipas një raportimi të “Marca”, sulmuesi francez dhe “mbretëresha” kanë nënshkruar dy javë më parë një marrëveshje që thotë se kapiteni i “tricolorëve” do të jetë pjesë e listës madrilene nga 1 korriku për pesë sezone. Kështu për 133 ditë, seriali Bape përfundon zyrtarisht!
Lojtari dhe klubi kanë gjetur raportin e artë duke plotësuar dëshirat e tyre dhe duke bashkuar...më në fund fatet e tyre. Në përpjekjen e tij të katërt, presidenti i Realit, Florentino Perez, duket se ka përfunduar marrëveshjen e lakmuar. Sipas publikimit të mediave spanjolle, Madridi ka folur me Mbapen në ditët e para të janarit për të parë nëse ka ende dëshirë për të punuar me ta në korrik.
Pasi mori miratimin nga francezi, drejtori menaxhues Jose Angel Sanchez filloi negociatat me agjentin e lojtarit Faiza Lamarri./ZËRI