
TIRANË- Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të përfolur të momentit. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe çdo emocion që po përjetojnë nuk kanë nguruar ta ndajnë me ndjekësit dhe fansat e tyre.
Sot, kanë vendosur të bëjnë një 'intervistë virtuale' me ta në 'Instagram' ku kanë shuar çdo kuriozitet. Nga lindja, emri i vajzës dhe planet për të ardhmen çifti zbulojnë copëza nga bashkëjetesa e tyre për të cilat deri më sot kanë qenë diskretë dhe shumë të rezervuar.
Ja disa nga përgjigjet që Kiara dhe Luizi u ka dhënë fansave të saj.
Kiara sa te është rritur numri i këmbës, a po i mbath atletet e Luizit?
Kiara: Jo nuk më është rritur, se edhe ajo më duhej.
A keni menduar ndonjë emër për vajzën?
Kiara: Jo, në Pinterest rrimë gjithë ditën dhe prapë nuk kemi gjetur diçka.
Kur do ju shohim në shtëpi të re?
Kiara: Ka dhe pak punë.
Po të mundon frymëmarrja në shtatzëni?
Kiara: Po edhe mua më mundon shumë frymëmarrja, madje kam filluar natën gërhas sipas Luizit.
A ka gjasa t’i bjerë të fikët Luizit gjatë procesit të lindjes apo e përballon?
Luizi: Do ta bëjë me operacion. Pse të më bjerë të fikët mua, ajo do të lindë, jo unë.
Më duket se në Big të ka dashur më shumë Luizi se tani jashtë.
Luizi: Prandaj e lashë shtatzënë ngaqë nuk e dua.
Simptomat e para të shtatzënisë?
Kiara: E kam zbuluar pas javës së 6-të.