
TIRANË- Renditja e Ledjonës si një prej 3 banorëve më të pëlqyer nga publiku duket se ka trazuar ujërat në shtëpinë e Big Brother. Meritoni ka sulmuar ashpër banoren, duke mos i kursyer as emrin e vajzës së saj. Edhe pse Ledjona, dhe disa prej banorëve i kanë thënë se emri Miki është i vajzës së saj, kjo se ka penguar Meritonin që ta përmendë disa herë termin “Micky Mouse”. Sikur të mos mjaftonte kjo, ka qenë Ilnisa ajo që ka nxitur më tej Meritonin, që të mos tërhiqej nga debati me Ledjonën, duke i thënë se s’duhet ti linte gjërat në mes.
Biseda mes Meritonit dhe Ilnisës:
Meritoni: Ishte duke qarë, të betohem. u dridhke dy herë, e prap jam i mirë e lashë
Ilnisa: Pse e le, pse nuk e vazhdon?
Meritoni: E lashë të marrë frynë
Ilnisa: Kur e hap një gjë pse dridhesh pastaj? A e lam që nuk do falim njeri, me kë tallet kjo!
Meritoni: U kry, ja qita realitetin. Iku!
Në shumë video të publikuara në rrjetet sociale, ndjekësit kanë kryqëzuar Meritonin për sjelljen e tij, e madje i kanë pëmendur edhe faktin që ish-partnerja e tij i ka mohuar atësinë për djalin, për shkak të sjelljeve të tij. /ZËRI