
TIRANË- Debatet mes Romeo Veshajt dhe Julian Dedës brenda shtëpisë së Big Brother, duket se po përjetohen dhe nga familjarët e tyre jashtë shtëpisë, ndërsa të dy shihen si favoritët e këtij edicioni.
Siç e dimë tani rrjetet sociale u janë besuar në menaxhim të afërmve të tyre, të cilët reagojnë për situatat që krijohen në shtëpi qoftë edhe ato më të voglat.
Por ajo që kemi vënë re janë më së shumti ‘ironitë’ dhe frazat me nënkuptime që ata postojnë. Donaldi, binjaku i Romeos dhe Mario,vëllai i Julit kanë patur së fundmi një përplasje në rrjete sociale për lojën dhe debatet mes dy banorëve në shtëpi.
“Apapapa nuk na del komunizmi nga gjaku, letrat anonime vazhdojnë të nxjerrin “trima” edhe sot”, ka shkruar Donaldi në një postim në “Instastory”.

Ky reagim vjen pas debatit që Romeo pati me Julin, pasi ky i fundit nuk pranoi që të zbuloheshin se kush ka bërë pyetjet sekrete.
Nga ana tjetër, vëllai i Julit ka reaguar menjëherë duke postuar në “Instastory” një foto të parketit dhe shkruan: “Foli dhe parketi”.

Mario i referohet postimit të Donaldit, i cili reagimin e tij e bëri duke postuar një foto të parketit./ZËRI