Qytetërim

“Lutuni për ne”, Xhensila Myrtezaj zbulon ditën e vështirë që e pret sot

Në videot që ka publikuar, Xhensila lë të kuptohet se po kujdeset e vetme për fëmijët e saj

E.K
“Lutuni për ne”, Xhensila Myrtezaj zbulon ditën e
xhensila myrtezaj

TIRANË- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj i është rikthyer postimeve të saj në rrjetet sociale, ku poston vetëm me fëmijët, ndërsa ka nisur procedurat për ndarjen nga aktori Bes Kallaku. Mëngjesin e sotëm, këngëtarja ka zgjedhur që të postojë video teksa çon vajzën e saj në kopsht, dhe më pas tregon se djali i saj do të bëjë vaksinën e dytë. Xhensila thotë se sot nuk do të jetë një ditë e lehtë për të.

“Sapo lashë Ajkushin te kopshti. Po shkoj në shtëpi të mar Amenushin. Sepse sot nuk ka një ditë fortë të lehtë i vogli i mamit. Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kapur paniku”, thotë Xhensila ndërkohë që kërkon suport nga të gjitha mamat me medikamente ose kura popullore për të qetësuar dhimbjen pas vaksinës.

“Kërkoj suport nga të gjitha mamat, çfarë përdorni pas vaksinave, ndonjë medikament apo kurë popullore, lutuni për ne”, thotë më tej Xhensila në videon e saj që ka publikuar në story.


/ZËRI 

Poll

MOS HUMB