
BRITANI E MADHE- Çfarë nate në çmimet e filmit Bafta. David Tennant merr me vete qenin e tij, Barry Keoghan nuk e fsheh admirimin për Sophie Ellis-Bextor dhe ylli amerikan Da'Vine Joy Randolph përballet me Chiwetel Ejiofor.
Më poshtë do të gjeni disa nga momentet kryesore që mund të keni humbur nga ceremonia dhe prapaskenat.
Ylli i "Back To The Future", Michael J Fox, i cili po jeton me sëmundjen e Parkinsonit, bëri një paraqitje surprizë në Bafta për të dhënë çmimin e filmit më të mirë. Aktori 62-vjeçar doli në skenë në një karrige me rrota, por këmbënguli të ngrihej në podium për t'i dhënë çmimin Oppenheimer-it të Christopher Nolan.

David Tennant ishte një sukses i gjithanshëm këtë vit, me entuziazmin e tij të natyrshëm që solli humor në skenë. Ai u ngjit në podium me qenin e tij.

Emma Stone u shpall “Aktorja Më e Mirë” për rolin e Bella Baxter-it në “Poor Things”, një ekstravagancë vizuale e stilit “steampunk” që fitoi çmime për dizajn produksioni, grim dhe dizajn flokësh dhe kostumesh. Filmi mori pesë çmime dhe drama e Holokaustit ” The Zone of Interest” fitoi tre.

Da’Vine Joy Randolph u emërua “Aktorja Më e Mirë Në Rol Dytësor” për rolin e një kuzhiniereje në shkollë me konvikt në “The Holdovers” dhe tha se ndjente një përgjegjësi të madhe për të treguar historitë e njerëzve të nënpërfaqësuar si personazhi i saj Mary.

“Oppenheimer” u përball me një konkurrencë të ashpër në atë që konsiderohet gjerësisht një vit i cilësisë së mirë për kinemanë dhe një sezon çmimesh i aktivizuar nga fundi i grevave të aktorëve dhe shkrimtarëve që mbyllën Hollywood-in për muaj të tërë. Filmi fitoi shtatë çmime, përfshirë regjisorin dhe aktorin më të mirë.