Qytetërim

Mbappe do të prezantohet më 16 korrik zyrtarisht tek Real Madrid, festë në Santiago Bernabeu

Spanjollët raportojnë se Kylian Mbappe do të prezantohet zyrtarisht të martën më 16 korrik në Santiago Bernabeu, dy ditë pas përfundimit të Euros në Gjermani.

E.K
Mbappe do të prezantohet më 16 korrik zyrtarisht tek Real Madrid,
Kylian Mbappe

Pak ditë më parë Real Madrid njoftoi marrëveshjen e tyre me Kylian Mbappe për pesë vitet e ardhshme. Futbollisti, për shkak të Euro 2024, nuk pati kohë të udhëtonte drejt Madridit për t'u prezantuar zyrtarisht nga kampioni i Evropës. Siç raporton Marca, kjo do të ndodhë pas finales së Euro 2024.

Spanjollët raportojnë se Kylian Mbappe do të prezantohet zyrtarisht të martën më 16 korrik në Santiago Bernabeu, dy ditë pas përfundimit të Euros në Gjermani. Nëse Franca fiton titullin, Mbappe do të kthehet në Paris për pritjen dhe festimet dhe do të mbërrijë në Madrid mëngjesin e 16 korrikut./ZËRI

Poll

MOS HUMB