
SHBA- Jo shumë kohë më parë u bë e ditur se këngëtarja Dua Lipa dhe regjisori Romain Gavras u ndanë pas 8 muajsh lidhje. Por duket se tani ka një person të ri në jetën e saj. Britaniku Callum Turner, ylli i filmit "Fantastic Beasts" duket se është i dashuri i ri i 28-vjeçares. TMZ kapi "mat" çiftin duke kërcyer dhe puthur në një festë në Beverly Hills.
View this post on Instagram
Festa u organizua në kuadër të premierës së ardhshme të serialit Masters of the Air, në të cilin luan 33-vjeçari Turner. Sipas një burimi të brendshëm të Page Six, romanca ka nisur kohët e fundit, por duket se ata janë "të çmendur" për njëri-tjetrin. Për momentin nuk ka një koment zyrtar nga aktori dhe këngëtarja.
Dua Lipa u nda me Romain Gavras sepse, sipas një burimi të afërt me të, ajo nuk kishte dëshirë të vononte asgjë në lidhje me karrierën e saj, e mesa duket marrëdhënia e pengonte./ZËRI