Qytetërim

Kristiano Ronaldoja fluturon drejt njëmijëshes historike

Për rrugëtimin drejt 1000 golave në karrierë, që mund të reduktohet e modifikohet në një tjetër po aq historik e domethënës, mbi 800 gola për klube, ndihmuan 2 golat në fitoren me rivalët direkt të Al Hilalit.

Redaksia Zëri
Kristiano Ronaldoja fluturon drejt njëmijëshes historike
Cristiano Ronaldo

ARABI SAUDITE- Për CR7-n tre janë lajmet më të bukura: po fluturon pa ndalur drejt 1 mijë golave në karrierë (ai do të kënaqej edhe me vetëm +800 gola për klube), përflitet si blerës i klubit të Valencias dhe në përfundim të karrierës me Al Nasrin, do të provojë të sigurojë një kontratë 1-mujore për të marrë pjesë te Botërori i Klubeve në ShBA në qershorin e këtij viti. Për dy ngjarjet e fundit kemi raportuar më herët në Zëri.

Për rrugëtimin drejt 1000 golave në karrierë, që mund të reduktohet e modifikohet në një tjetër po aq historik e domethënës, mbi 800 gola për klube, ndihmuan 2 golat në fitoren me rivalët direkt të Al Hilalit.

2-golësh i portugezit në fitoren 3-1. 931 gola në karrierë janë shifrat e CR7-s. 795 gola ka shënuar deri më tani për klube./ZËRI

Poll

MOS HUMB