
TIRANË - Kombëtarja e Shqipërisë po performon jashtëzakonisht mirë, teksa në eliminatoret e Euro 2024, është e para në grup, duke lënë pas ekipe si Çekia dhe Polonia.
Në sfidën ndaj Çekisë, ka pasur më shumë se 300 mijë persona të interesuar, për të pasur një biletë të ndeshjes.
Edhe pse është e vështirë të gjendet interesimi rekord si ndaj çekëve, sërish të shumtë do të jenë tifozët shqiptarë që do mbështesin Kombëtaren ndaj Bullgarisë. Mësohet se deri tani janë shitur 10 mijë bileta për sfidën, ndërsa numri pritet të rritet, deri në zhvillimin e ndeshjes.

Lojtarët e Shqipërisë iu kanë bërë thirrje tifozëve, që të jenë në stadium, të martën në orën 18:00, në përballjen me Bullgarinë.
Shqipëria udhëheq grupin e saj në eliminatoret e Euro 2024, me 13 pikë të grumbulluara, duke pasur thuajse të sigurt kualifikimin./Zëri.ai/