Qytetërim

Dhjetëra futbollistë janë përfshirë në skandalin e basteve, si funksionon skema

Futbollisti Nicolo Faggioli deklaroi se ai nuk ka fituar para nga bastet, por ka humbur. Ai shpjegoi se kishte varësi nga boxhozi.

D.XH
Dhjetëra futbollistë janë përfshirë në skandalin e
Skandali i basteve

ITALI – Skandali sa vjen e thellohet në Itali. Mësohet se tridhjetë emra lojtarësh mund të jenë përfshirë në baste në platforma të paligjshme. Dhe njëri prej tyre ka vënë baste, që shkojnë në vlera deri në një milion euro.

Prokuroria e Torinos dyshon se Nicolò Zaniolo dhe Sandro Tonali nuk kanë vënë bast vetëm për poker dhe blackjack, por edhe për ndeshje futbolli. Hetuesit kanë thënë se përpos tre emrave që kanë dalë tashmë në dritë se luajnë baste, (Nicolò Fagioli, Sandro Tonali dhe Nicolò Zaniolo), edhe së paku shtatë futbollistë të tjerë, mund të jenë të përfshirë në skandalin, që po trondit futbollin italian.

Megjithatë, ende nuk ka prova të mjaftueshme se lojtarët kanë luajtur baste. Për këtë arsye, ende nuk ka emra të tjerë futbollistësh, që të jenë nën hetim zyrtarisht. As Nicola Zalevski nuk është vënë nën hetim. Ndërsa ish-paparaci, tashmë një sipërmarrës, Fabrizio Corona thotë se në historinë e basteve të paligjshme janë dhjetë futbollistë, 5-6 agjentë lojtarësh dhe ekzistojnë rrjete klandestine të lojërave të fatit.  

Corona foli me median Corriere della Sera, për të shpjeguar skemën si funksionon vënia e basteve të paligjshme. Prokuroria e Torinos e dëgjoi atë si person të informuar për faktet. “Do të them gjithçka të martën në programin e Nunzia De Girolamo. Ne do të flasim për më shumë emra dhe do të zbulojmë burimin e lajmit. Një nga futbollistët që është përfshirë në skemë është dhe një mik i ngushtë i Mario Balotellit. Mario është miku im, ka ardhur shumë herë këtu, është tronditur nga provat që i kam dhënë.

Ka edhe presidentë klubesh. Janë pesë ekipe të përfshira në total në skemën e basteve. Futbollistët thjesht janë viktima të rrjeteve ilegave të vendosjes së basteve, pasi janë të varur nga bixhozi. Kjo do të thotë se ndaj tyre nuk mund të nisin akuza të rënda”, deklaroi ish-paparaci italian, që zbuloi skandalin.

4 lojtarë të Lazios, 1 që ka luajtur me Inter, të përfshirë në skemën e basteve

Sipas Il Fatto Quotidiano, Corona ka deklaruar se dhe Zalevski mund të ketë vënë baste të paligjshme, pasi emri i futbollistit ka qarkulluar në ambjentet sportive. Katër lojtarë të Lazios dhe një ish-lojtar i Interit janë emrat e tjerë që pritet të zbulohen së shpejti. Hetuesit kanë konstatuar se disa faqe bastesh të paautorizuara, po përdoreshin për pastrim parash.

Lojtarëve iu jepeshin disa linke dhe aty thoshin shumën që donin të luanin e bastin që dëshironin të vendosin. Njëri prej tyre ka vënë bast një milion euro, para që i ka humbur në një kohë rekord. Të gjitha të dhënat janë se këtë e ka bërë Fagioli.

Repubblica raporton se të përfshirë në skemë janë 30 emra. Dhe pikërisht për shkak të kësaj çështje, kanë nisur probleme për Tonalin dhe Zaniolon, të cilët nuk janë preferuar të aktivizohen në ndeshje.

Fagioli ka dhënë informacione të shumta përpara hetuesve. Ai iu ka thënë oficerëve se nuk ka hyrë në skemë për të fituar, pasi fitojnë personat që disponojnë linqet, por është i sëmurë nga bixhozi dhe ka varësi nga bastet.

Si funksionojnë platformat ilegale të basteve

Platformat ilegale të basteve funksionojnë në Telegram. La Stampa sqaron se aktivitetet zhvillohen përmes komunikimit në rrjetet sociale, në mënyrë të sigurt dhe larg syve të policisë. Telegrami lejon të krijohet një zinxhir komunikimi, që lidh njerëz, të cilët kanë interesa të njëta.

Platforma është zakonisht private dhe vetëm administratorët mund të postojnë mesazhe. Bastet hapen zakonisht pasdite. Administratorët ofrojnë dy linqe: një për t'i dërguar një mesazh privat administratorit, në të cilin bisedohet sesa dëshiron për të vënë bast, dhe një link i dytë, që i referohet udhëzimeve. Administratori komunikon shumën për të vënë bast dhe faqen në të cilën do të luhet.

Rasti Buffon

Repubblica raporton gjithashtu se bashkangjitur dokumenteve të hetimit ka një informacion nga Guardia di Finanza për Gianluigi Buffon, se mund të ketë luajtur baste, në kohën që ishte aktiv në futboll. Në vitin 2006, Buffon u akuzua nga Prokuroria e Parmës për baste sportive të paligjshme, në kundërshtim me nenin 4 të ligjit 401”, i njëjti nen për të cilin akuzohen sot për futbollistët italianë.

Prokuroria tha se shuma e basteve që Buffon luajti arriti në 2 milionë euro. Paratë për bastet u kredituan në faqet e specializuara nga një mik i futbollistit nga Parma, pasi futbollisti donte ta shmangte emrin e tij. Buffon tha se ai kurrë nuk kishte vënë bast për Juventusin apo ekipet e tjera italiane.

Por ai pranoi se ishte një lojtar i zjarrtë në sektorë të ndryshëm: kazino, bilardo, kriket dhe se kishte vënë bast për futbollin e huaj dhe disiplina të tjera. Buffon u mbrojt, duke thënë se ligji italian, lejon që futbollistët të luajnë baste në disiplina të tjera./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB