Qytetërim

Berisha dhe Rashica në formacionin më të mirë të Euro 2024

Portieri i kuqezinjve Etrit Berisha është bërë pjesë e 11-shes më të mirë falë pritjeve të tij në takimin kundër Çekisë të fituar 3-0.

i.h.
Berisha dhe Rashica në formacionin më të mirë të Euro
Milot Rashica dhe Etrit Berisha

TIRANË- Në formacionin më të mirë të raundit të shtatë të kualifikueseve të Euro 2024 janë dy futbollistë shqiptarë. Portieri i kuqezinjve Etrit Berisha është bërë pjesë e 11-shes më të mirë falë pritjeve të tij në takimin kundër Çekisë të fituar 3-0.

Gardiani nga Prishtina ishte më i vlerësuari në fushë nga Sofascore me notën 8,6. Por një vend në ekip ka edhe për sulmuesin e Kosovës Milot Rashica. Ai realizoi dy golësh në fitoren e dardanëve 3-0 kundër Andorës.

Berisha dhe Rashica në formacionin më të mirë të Euro

Rashica ka notën më të lartë nga i gjithë formacioni europian, 9.8.

Në prapavijë u rreshtuan nga krahët turkqit Bardakci dhe Akaydin dhe në qendër letonezi Balodis. Në mesfushë nga e majta në të djathtë lituanezi Sirvys, norvegjezi Aursnes, portugezi Bruno Fernandes dhe gjeorgjani Smyth.

Sulmi formohet nga francezi Kylian Mbappe, Rashica dhe belgu Lukebakio./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB