Qytetërim

Kombëtarja. Muçi: Tifozët të na mbështesin dhe me Bullgarinë. Laçi: Të ruajmë vendin e parë!

Lojtarët e Përfaqësueses, Ernest Muçi dhe Qazim Laçi mbajtën një konferencë për shtyp. Ata u shprehën se Shqipëria duhet të mbajë vendin e parë në grup.

D.XH
Kombëtarja. Muçi: Tifozët të na mbështesin dhe me
Qazim Laci dhe Ernest Muci

TIRANË - Shqipëria do të luajë të martën në orën 18:00 një ndeshje miqësore me Bullgarinë. Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi iu bëri thirrje tifozëve, që të jenë të pranishëm në stadium, edhe në këtë sfidë.

“Kombëtarja është shumë e fortë tashmë. Të them të drejtën, të gjithë jemi lumturuar nga fitorja me Çekinë, ishte një 3 pikësh me shumë vlerë për ne. Duhet të fokusohemi në 2 ndeshjet e mbetura, të japim maksimumin.

Sa i përket sfidës ndaj Bullgarisë, ne nuk e shikojmë atë si miqësore, por si zyrtare. U bëj thirrje tifozëve, që të na mbështesin edhe në këtë ndeshje. Kemi punuar mirë me trajnerin dhe urojmë që të fitojmë”, tha Muçi.

Lojtari tjetër i Kombëtares kuq e zi, Qazim Laçi tha se Shqipëria ka formuar një grup të mirë lojtarësh. Ai u shpreh se nuk ka rëndësi se kush luan, por ai që nevojitet,  është rezultati. Laçi theksoi se Shqipëria do bëjë të pamundurën, që të mbajë vendin e parë në grup.

“Objektivi ynë ishte që të kualifikohemi në Europian. Tani si objektiv kemi që vendin e parë, që e kemi arritur, të mund ta mbajmë. Të gjithë jemi të rëndësishëm për ekipin. Me Bullgarinë kemi ndeshje miqësore, por ka shumë vlerë për ne. Kombëtarja është forcuar shumë dhe jemi shumë pranë ëndrrës së shqiptarëve, kualifikimi në Europian”, deklaroi Laçi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB