
TIRANË- Liderët e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor u mblodhën para Piramidës së Tiranës për të realizuar foton familjare. Fill pas fotos familjare, para tyre u mblodh një grup valltarësh, që performuan për liderët europianë. Ishin artistë të komuniteteve minoritare, që përmes kërcimit përcollën kulturën dhe traditën e vendit.
Megjithatë mes tyre nuk mungonin as kërcimtarët e Ansamblit.

Ndryshe nga dhjetori i vitit të shkuar, kur liderët e Bashkimit Evropian erdhën në Shqipëri, kësaj here të përfshirë në kërcim ishin edhe minoritetet që jetojnë në Shqipëri, përfshirë atë: grek; maqedonas; malazez; egjiptian; romë; etj.
Grupe të minoriteteve në Shqipëri, me veshje popullore, kanë prezantuar kulturën e tyre, duke marrë duartrokitje nga të gjithë, sidomos nga përfaqësuesit e vende nga kanë orgjinën./Zëri.ai
PAMJET: