Qytetërim

Garë e fortë në Festivalin e RTSH-së/ Rikthehen 3 emra BIG, Elsa Lila, Luiz Ejlli dhe Elvana Gjata

Këtë vit duket se gara në festivalin e RTSH-së do të jetë e fortë, për shkak të emrave të fortë që do të jenë pjesëmarrës

E.K

Garë e fortë në Festivalin e RTSH-së/ Rikthehen 3 emra BIG,

TIRANË- Garë e fortë pritet që të jetë këtë vit në Festivalin e RTSH-së, ku do të rikthehen të marrin pjesë disa prej emrave më 'in' të momentin. Nëse është përfolur për një bashkëpunim mes Luiz Ejllit dhe Flori Mumajesit, së fundi kanë dalë emra të tjerë në skenë si ai i Elvana Gjatës dhe këngëtares Elsa Lila.

Lila do të provojë sërish që të përfaqesojë vendin tonë në “Eurovision”. Artistja e njohur konkurroi vitin e shkuar, ku edhe mori vendin e parë me votat e jurisë. Megjithatë, “Evita” nuk mundi të shkonte në “Eurovizion” prej votave të publikut.

Paralelisht me koncertin që do të mbajë në Pallatin e Kongreseve, këngëtarja po përgatitet edhe për konkurrimin e saj në “Fest 57”. Ajo do të synojë edhe njëherë vendin e parë, dhe kësaj radhe jo vetëm një trofe, por edhe biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”. Fitorja e vjetshme e Albina Kelmendit u pasua me shumë kontestime. Madje, në rrjet qarkulloi edhe fotoja e kupës së Elsa Lilës, të cilën nuk e kishte tërhequr pasi fitoi vendin e parë.

Nga ana tjetër Luiz Ejlli pas suksesit që pati në Big Brother dhe disa këngësh që ka publikuar këtë verë, do të rikthehet në Festivalin e RTSH-së, shumë vite pasi fitoi në 2005 dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin që u mbajt një vit më vonë në Athinë.

Përveç tij do të shihet me interes dhe pjesëmarrja e Elvana Gjatës, e cila do të marrë pjesë me një kompozim të Darko Dimitrov. Elvana rikthehet për herë të dytë pas disfatës me Arilena Arën, ndërsa Luizi synon Eurovisionin për së dyti. Artistët këtë herë duket se do të jenë rivalë jo vetëm për shkak të garës, por edhe për vetë faktin që këngën e tij e ka punuar Flori Mumajesi i cili ka qenë kompozitori i Elvanës për më shumë se 15 vite.

Emra të tjerë që do të marrin pjesë në Festivalin e RTSH-së janë Samanta Karavella, Besa Kokëdhima, Vesa Luma, Ardit Çuni, Kastro Zizo, Mentor Haziri, Blerina Braka, Tiri Gjoci. Si drejtuese e festivalit është përfolur prezantuesja Almeda Abazi./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB