
PARIS - Kapela e zezë, e veshur nga ish-perandori francez Napoleon Bonaparte dhe që thuhet se daton nga viti 1810, do të dalë sot në ankand në qytetin Fontainebleau, në jug të Parisit, kryeqyteti i Francës.
Në deklaratën e bërë nga Ankandi Osenat, thuhet se "Osenat është krenar që ofron një kapelë të veshur nga Perandori Napoleon në ankand në Fontainebleau më 19 nëntor".
Mediat franceze bënë të ditur se kapela pritet të gjejë blerës për një çmim prej 600 deri në 800 mijë euro.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se koleksioni i ofruar për shitje do të përfshijë edhe këmisha dhe doreza të veshura nga Napoleoni.
Napolon Bonaparte ishte perandor i Francës dhe është konsideruar një nga gjeneralët më të mirë të të gjitha kohërave./Zëri.ai/