Qytetërim

Kandidatura e Britanisë së Madhe dhe Irlandës, e vetmja për 'Euro 2028'

Federata italiane kishte bërë ofertë vetëm për turneun e vitit 2032, ndërsa ajo turke për të pritur Euro 2028 dhe 2032.

i.h.
Kandidatura e Britanisë së Madhe dhe Irlandës, e vetmja për
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Kanditatura e Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Irlandës është e vetmja për organizimin e Euro 2028 pasi Turqia u tërhoq. Së bashku me Italinë, shteti turk do të kandidojë për të organizuar Euro 2032 dhe organi qeverisës i UEFA e ka miratuar paraprakisht aplikimin e përbashkët. Federata italiane kishte bërë ofertë vetëm për turneun e vitit 2032, ndërsa ajo turke për të pritur Euro 2028 dhe 2032.

Por të dyja ofertat kanë ende nevojë për miratim zyrtar nga instuticioni numër 1 i futbollit europian në mbledhjen e radhës të komitetit ekzektuiv më 10 tetor.

“Prezantimet në këtë takim do të jenë një pjesë e rëndësishme e procesit, i cili do të shqyrtojë përmbajtjen e aplikimeve përpara se të merret një vendim,”- tha UEFA.

Turqia organizoi finalen e Ligës së Kampioneve në qershor ndërmjet Manchester City dhe Inter në stadiumin olimpik "Ataturk" të Stambollit, por një turne i madh ndërkombëtar kurrë nuk është mbajtur në vend. Ndërsa Italia ka pritur kampionatet europiane në 1968 dhe 1980 dhe "Stadio Olimpico" në Romë u përdor në finalet e Euro 2020.

Në prill, 10 impiante u zgjodhën për ofertën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Irlandës, duke përfshirë "Hampden Park" të Glasgow, Stadiumin "Principality" të Cardiff, "Aviva" në Dublin dhe "Wembley" në Londër. "Casement Park" në Belfast dhe "Bramley-Moore Dock" i Evertonit, ende në ndërtim, janë përfshirë në aplikim./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB