Qytetërim

Ofendoi këngëtaren, Albano Bogdo 'thyen' heshtjen

Ky është reagimi i parë nga komediani. Këngëtarja Beatrix Ramosaj ke vendosur që çështjen ta ndjekë në rrugë ligjore duke paralajmëruar një padi në Gjykatë.

E.K
Ofendoi këngëtaren, Albano Bogdo 'thyen' heshtjen
Albano Bogdo, Alban Ramosaj dhe Beatrix Ramosaj

TIRANË- Komediani Albano Bogdo ka vendosur të thyejë heshtjen këtë të martë dhe të reagojë pas deklaratës ofenduese që bëri në emisionin e tij ndaj këngëtares Beatrix Ramosaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Albano Bogdo shprehet se nëse thua atë që mendon “kryqëzohesh’’ nga opinioni publik.

Albano Bogdo: Na ka bekuar zoti me tre gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb, 1. Liria e fjalës, 2. Liria e mendimit dhe ndërgjegjies dhe 3. Kryqëzimin publik nëse përdor një nga dy të parat.

Ofendoi këngëtaren, Albano Bogdo 'thyen' heshtjen

Ky është reagimi i parë nga komediani. Këngëtarja Beatrix Ramosaj ke vendosur që çështjen ta ndjekë në rrugë ligjore duke paralajmëruar një padi në Gjykatë.

Betarix Ramosaj: Ofendimet, cënimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi të gjitha shpifjet nuk janë vese, të cilat më karakterizojnë. Por ndryshe nga unë, zotëria Albano Bogdo i zotëroka këto vese dhe i shfaq ato gjithë krenari duke i fshehur nën petkun e "komedisë satirike". Por unë doja t'i thoja që me ato fjalë denigruese dhe të pavërteta nuk më ka lënduar mua, as vëllain e as familjen time nëse ky ka qenë qëllimi i tij, sepse kemi vite e vite që jetojmë në realitetin e hidhur të shoubizit shqiptar e tashmë jemi imun ndaj tij. Me këtë qëndrim ti ke lënduar vajzat dhe gratë shqiptare që kërkojnë inspirim dhe shpresë në Shqipëri! Ti me këtë që bën e mbyt atë dhe tregove edhe njëherë injorancën e mashkullit shqiptar që do të ngrejë veten duke ulur femrën! Sa për kontributin tonë në muzikë, zotërisë në fjalë do t'i duhet të kthehet shumë prapa në kohë nëse vërtetë do të analizojë nga fillimi se çfarë arti i kemi dhënë unë dhe vëllai im, Albani, muzikës shqiptare. Ndërsa për të tjerat, masa ligjore po merren. P.S. E vlerësoj mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë mua dhe familjes time këto ditë. Ju falenderoj të gjithëve!

Deklarata e Bogdos dhe reagimet

Në emisionin e tij më të ri në një television kombëtar, Albano Bogdo iu drejtua me fjalë fyese dhe denigruese këngetares Beatrix Ramosaj, në lidhje me pjesëmarrjen e saj në formatin Big Brother Vip, një vit më parë. Teksa po fliste për vëllanë e këngëtares, artistin Alban Ramosaj, Bogdo tha: “Alban Ramosaj është ai që i q** motrën Donaldi në Big Brother.

Beatrix dhe Donald, gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother Vip përjetuan një romancë të shkurtër, e cila pas daljes nga shtëpia u ndërpre.

Pas deklaratës së aktorit të humorit në rrjetet sociale shpërthyen reagime të shumta që e “kryqëzonin” Bogdon për atë çfarë tha. E para që reagoi ishte tezja e këngëtares, artisja Albërie Hadërgjonaj. Ndërkohë që reagime të shumta pati nga këngëtarë, artistë dhe nga gazetarë./Zëri

Poll

MOS HUMB