Qytetërim

Çekia publikon listën për sfidën ndaj Shqipërisë

Në mesfushë nuk ka ndryshime. Në listë janë kapiteni Tomáš Souček, Václav Černý, golashënuesi më i mirë i skuadrës çeke në kualifikuese me tre gola. 

k.m.
Çekia publikon listën për sfidën ndaj Shqipërisë
Jaroslav Šilhavý

PRAGË- Trajneri i Çekisë, Jaroslav Šilhavý ka bërë publike listën me 23 futbollistë, që do të grumbullojë për takimin e 12 tetorit kundër Shqipërisë, të vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Tri ditë më pas, çekët do të ndeshen me Ishujt Faroe në Plsen. Krahasuar me të grumbulluarit e shtatorit, ka një ndryshim mes portierëve: në vend të Tomáš Koubek, ftesë ka marrë Aleš Mandous.

Në prapavijë mungojnë David Zima dhe Jaroslav Zelený. Nga ana tjetër, janë ftuar David Jurásek dhe Martin Vitík. Ky i fundit është i vetmi që ende nuk ka luajtur titullar me Çekinë.

Në mesfushë nuk ka ndryshime. Në listë janë kapiteni Tomáš Souček, Václav Černý, golashënuesi më i mirë i skuadrës çeke në kualifikuese me tre gola. Trajneri Jaroslav Šilhavý tha në konferencën për shtyp se beson te forca e ekipit për sfidat e radhës.

“Ne besojmë se Tomáš Souček dhe Vladimír Coufal do të sjellin formën e tyre të shkëlqyer nga Anglia edhe në ekipin kombëtar. Janë forca e skuadrës”, u shpreh tekniku, që sqaroi mosthirrjen e Schick.

“Ai është stërvitur për një kohë të gjatë vetëm dhe u desh ndoshta gjysmë viti para se të stërvitej me ekipin. Nuk kishte asnjë mundësi për ta thirrur Patrikun”.

Shqipëria mban vendin e parë në Grupin E me 10 pikë, ndjekur nga çekët me dy pikë me pak por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Moldavia ka tetë pikë, Polonia gjashtë të fundit janë Ishujt Faroe me një pikë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB