Qytetërim

Broja shënoi për Chelsea, Bare paraqitje të shkëlqyer

Ndërsa ndeshja me Çekinë po afron, kuqezinjtë po performojnë mjaft mirë në Europë

D.XH
Broja shënoi për Chelsea, Bare paraqitje të shkëlqyer
Armando Broja dhe Keidi Bare

ANGLI-SPANJË - Edhe disa ditë na ndajnë nga ndeshja që Shqipëria do të luajë me Çekinë, në kualifikueset për Euro 2024. Ndërsa ndeshja e Kombëtares është afër, duket se edhe lojtarët shqiptarë janë në formë tepër të mirë.

Armando Broja realizoi gol në ndeshjen e Chelsea kundër Fulham. Broja shënoi shumë pranë zonës së rreptësisë të kundërshtarëve, pasi kaloi mbrojtësit e Fulhamit.

Edhe Keidi Bare shkëlqen me Espanjol

Jo vetëm Armando Broja na nderon në arenën ndërkombëtare, por shumë futbollistë kuqezinj. Keidi Bare ishte ndër ata lojtarë, që u bë protagonist në përballjen që Espanjol ka pasur me Racing Ferrol.

Mesfushori kuq e zi dha asist për golin e parë, që u shënua nga Braithuaite. Espanjol fitoi 3:0, ndërsa paraqitje e Bares ishte shumë e mirë. Lojtari i Kombëtares Shqiptare luajti për gati 60 minuta, teksa u zëvendësua nga trajneri, sepse u ndëshkua me karton të verdhë.

Bare ka luajtur shtatë ndeshje këtë sezon, prej të cilave, 5 i ka nisur që në fillim të sfidës. Silvinjo me shumë mundësi do ta ketë në grumbullimet për ndeshjet e radhës të Kombëtares Shqiptare. Ekipi i Bares është në vend të dytë të La Liga 2, pretendente për të shkuar sërish në La Liga./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB