
BRITANI E MADHE- Armando Broja ka rigjetur golin në Premier League pas 324 ditësh. Sulmuesi i Çelsit e nisi titullar kundër Fulham në sfidën e javës së shtatë në kampionat. Ai realizoi në minutën e 19 rrjetën e dytë pիr blutë, 81 sekonda pas golit te Mudryk.
Hera e fundit që ai kishte shënuar ishte më 8 tetor 2022 në sfidën ndaj Wolves. Broja ishte rrezik i vazhdueshëm në portën e Fulham. Lojtari kuqezi u zëvendësua në minutën e 64, pas një dëmtimi të lehtë nga Sterling.
Pas takimit, ai tregoi emocionet për rrjetën dhe fitoren.
"Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Unë kam qenë jashtë për një kohë të gjatë, kështu që është mirë që u ktheva. Jam shumë i lumtur që skuadra fitoi ndeshjen dhe vazhdon me momentin e mirë. Është një ndjenjë edhe më e mirë për veten që shënova golin tim të parë të sezonit në sfidën e parë si titullar, kështu që jam thjesht mirënjohës,"- u shpreh Broja për mediat.
Edhe trajneri Mauricio Pocchetino tha se ishte i kënaqur me lojtarin.
"Nisëm të mendonim për Brojën një ditë para ndeshjes. Pas një periudhe të gjatë jashtë, është e rëndësishme për të që shënoi. Kështu që unë jam i lumtur dhe shpresoj se mund të rikuperohet për fundjavën,"- tha tekniku i bluve.
Chelsea me fitoren e arritur, shkon në kuotën e tetë pikëve./Zëri.ai