Çmimi Nobel në Fizikë u është dhënë tre shkencëtarëve për zbulimin e një mënyre për të studiuar botën në një nivel që më parë mendohej i pamundur.
Asambleja e Nobelit njoftoi se Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L'Huillier do të merrnin çmimin e vitit 2023 "për metodat eksperimentale që gjenerojnë impulse drite attosekondë për studimin e dinamikës së elektroneve në materie".
Duke vëzhguar ndryshime të vogla me këtë teknikë, shpresohet që në të ardhmen të jetë i mundur zbulimi i kancerit në një fazë shumë të hershme.
"Kontributet e laureatëve kanë mundësuar hetimin e proceseve që janë aq të shpejta sa që më parë ishin të pamundura për t'u ndjekur," njoftoi komiteti gjatë një ceremonie në Stokholm të martën.
Çmimi vjen një ditë pasi Asambleja Nobel i dha Katalin Karikó dhe Dreë Weissman Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi “për zbulimet e tyre në lidhje me modifikimet e bazës nukleozide që mundësuan zhvillimin e vaksinave efektive mRNA kundër Covid-19”.
Çmimet për kiminë, letërsinë, paqen dhe ekonominë do të shpallen midis të mërkurës, 4 tetor dhe të hënës, 9 tetor. Zëri.ai