Qytetërim

Pulisiç del kundër VAR-it: Eleminojeni tërësisht

Ai tha se kur futbollistët e duan ose e urrejnë VAR, varësisht nga verdikti që jepet për ekipin e tyre

D.XH
Pulisiç del kundër VAR-it: Eleminojeni tërësisht
Pulisiç

ITALI - Futbollisti i Milan, Christian Pulisiç beson se futbolli do të njohë përmirësime në rast se VAR do të hiqet.

Ai tha për “Men in Blazers” se kur VAR punon në favor të ekipit, lojtarët e duan, por kur ndodh e kundërta – e urrejnë.

“Nuk më shqetëson aspak teknologjia kur përdoret në mënyrë të duhur, mendoj se është e mrekullueshme për mendimin tim, por përveç kësaj, unë e di se është një nga ato gjëra ku nëse është për ju, ju e doni atë. Nëse është kundër jush, ju e urreni atë”, ka thënë ylli i Milanit.

“Mendoj se ishim mirë pa VAR, duhet që të eliminohet plotësisht”. Këto komente të Pulisiç vijnë në kohën, që Liverpoolit iu mohua një gol ndaj Tottenham.

Të shumta kanë qenë komentet për gafën e madhe të VAR në ndeshjen mes Liverpool dhe Tottenham. Ndërsa, të shumtë po ashtu janë trajnerët e futbollistët që mendojnë se teknologjia po dëmton futbollin.  /Zëri.ai/ 

Poll

MOS HUMB