
SHBA – Motra e reperit Tupac Shakur, Sekyiua Shakur dhe Jada Pinkett Smith, që ishte shoqja e ngushtë e këngëtarit, kanë reaguar publikisht, pasi Duane "Keffe D" Davis, u arrestua, në lidhje me vrasjen e reperit legjendar.
"Ky është pa dyshim një moment kyç", shkroi Shakur, e cila është presidente e "Fondacionit Tupac Shakur", në rrjetin social "Instagram". “Heshtja në 27 vitet e fundit, rreth rastit në fjalë, ka folur me zë të lartë në komunitetin tonë. Është shumë me rëndësi për mua që vendi, bota, sistemi i drejtësisë dhe njerëzit të njohin peshën e vdekjes të këtij njeriu, vëllait tim, djali i nënës, djali i babait tim.
Jeta dhe vdekja e tij janë të rëndësishme dhe duhet të mbeten as të pazbardhura dhe as të panjohura. Po, sot është një fitore e drejtësisë, por unë dua që të gjitha procedurat të shkojnë deri në fund e gjithçka të jetë krejtësisht e qartë”.
Ndërsa shoqja e ngushtë e Tupac, Smith, shkroi: “Tani besoj se do të marrim disa përgjigje dhe ta kemi një paqe. Rip Tupac”, shkroi ajo./Zëri.ai/