
Nga një modele me një karrierë të gjatë në pasarela, bashkëpunime me emrat më të mëdhenj të modës greke dhe një sipërmarrëse e suksesshme, Jenny Balatsinou është gjithashtu nënë e katër fëmijëve. Vetë ajo ka folur për mëmësinë, ndërsa të shpeshta janë edhe postimet e saj në Instagram me fëmijët e saj, me të cilët duket se ka krijuar marrëdhënie shumë të mira.
View this post on Instagram
Ajo ka tre fëmijë nga martesa e saj e pare me Petros Kostopoulos, Amalia, Alexandra dhe Maximos dhe një me bashkëshortin e saj aktual, Vassilis Kikilia, Panagiotis-Antonio. Amalia dhe Alexandra Kostopoulou, vajzat e saj të mëdha jetojnë jashtë vendit, por shpesh vizitojnë Athinën.
Gjatë një vizite, Jenny Balatsinou fotografoi vajzën e saj të dytë, Alexandra, në një shëtitje me djalin e saj më të vogël, Panagiotis-Antonio. Më 25 mars, familja ka shëtitur në qendër të Athinës, duke shijuar atmosferën festive dhe motin e mirë./ZËRI