
MAJEMI- Jakub Menshiku, 19-vjeçari çek, shkëlqeu në Majemi Open duke arritur për herë të parë në një finale në jetën e tij. Ai u gjend përpara mundësisë për të fituar titullin e parë në karrierë. Përballë do të kishte Novak Xhokoviçin, idhullin e tij, me të cilin në vitin 2022 bashkëstërvitej në Serbi.
Pasi fitoi gjysmëfinalen me Fricin, specialistët gjetën shumë gjurmë gjokoviçiane në stilin e lojës të Menshikut. Në finalen me Gjokoviçin, i cili luajti mundësinë për titullin e njëqind në karrierë përballë ish-nxënësit të tij, rezultati final ishte 7-6, 7-6.
Ndeshja nisi disa orë me vonesë, pasi u shty dy herë për shkak të reshjeve të shiut.
Menshiku luajti me qetësues të gjurit në këtë ndeshje, fill pasi kishte kërkuar t'i komunikonte arbitrit tërheqjen nga finalja. Arbitri ishte në pushimin e drekës dhe komunikimi nuk ndodhi. Menshiku e fitoi finalen./ZËRI