
MYNIH- Bajerni i Mynihut, përpara ndeshjes me San Paulin, gjeti Bajer Leverkusenin 3 pikë pas kurrizit të saj, çfarë dukej se mund t'i jepte tension po të mbahej parasysh se bavarezët duhet të luajnë edhe Ligën e Kampioneve. Mirëpo për këtë menduan Herri Kejni dhe Lerua Saneja, i dyti me dypalësh, për një fitore 3 me 2 ndaj San Paulit.
San Pauli, ndryshe nga ç'pritej për shkak të renditjes së poshtme, nuk ishte aspak i lehtë për t'u kaluar. Bajernit të Mynihut iu desh të luftonte fort për nëntëdhjetë minuta.
Anglezi Kejn shënoi golin e tij me numër njëzetë e dy në Bundesligë, pas pesë ndeshjes që nuk shënoi, por me ç'duket dy golat me kombëtaren angleze, njeri prej të cilëve ndaj Shqipërisë e çliruan. Goli ndaj San Paulit mban numrin tridhjetë e tre për sa i takon sezonit. Një problem që mbetet ende i hapur te kampi bavarez janë mungesat për shkak dëmtimesh: Alfonso Dejvisi, Dajot Upamekanoja, Manuel Nojeri, Aleksandar Pavloviçi, Kingsli Komani dhe Tarek Buchmann-i./ZËRI