
ITALI- Ish-shefi ekzekutiv i ‘Nokias’, Thomas Zilliacus, do të bëjë një ofertë të re për të blerë Interin, pasi ka mbledhur një fond prej 2.3 miliardë dollarësh. Finalandezi prej kohësh ka tentuar që të bëjë të tijin klubin zikaltër dhe më në fund duket se ia ka arritur.
Në rrjetet sociale ai shkroi se “ka nënshkruar disa marrëveshje me investitorë të cilët duan të investojnë në kompaninë e tij XXI Century Capital. Një pjesë e këtyre parave do përdoren për të blerë Interin”. Pak kohë më parë ai ftoi Mohammed bin Salman, shefin ekzekutiv të Fondit Publik të Arabisë Saudite, që t'i bashkohej projektit për të blerë Interin.
Kjo kërkesë e Zilliacus erdhi pasi Bin Salman nuk ia doli që të blinte Manchester United.
Fondi saudit që ai administron shkon në 776 miliardë dollarësh të Arabisë Saudite. Ish-shefi i Nokias po tenton rrugë të tjera për të marrë Interin, por pronari i ekipit milanez Steven Zhang e ka bërë të qartë se se klubi nuk është në shitje pavarësisht borxheve.
Planet e tij janë që të vazhdojë të menaxhojë Interin./Zëri.ai