
SHBA- Elon Musk ka përfshirë inteligjencën artificiale në median e tij sociale “X”. Musk zbuloi robotin e tij të inteligjencës artificiale për të sfiduar ChatGPT, një chatbot të quajtur Grok. Një avantazh i madh i Grok ishte se ai kishte akses në informacione të përditësuara nga platforma X, gjë që e veçonte atë nga versionet e lëshimit të disa rivalëve.
Musk pretenduar se Grok është tashmë superior ndaj ChatGPT 3.5 në disa standarde. Grok, ndryshe nga mjetet e tjera të inteligjencës artificiale “e do sarkazmën” pasi do u përgjigjej pyetjeve me “pak humor”. Modele të tjera refuzojnë t’u përgjigjen disa pyetjeve, për shembull dhënien e këshillave kriminale, mirëpo sipas Musk “Grok” do t’i përgjigjet pyetjeve “pikante” që refuzohen nga shumica e sistemeve të tjera të AI”.
Në një demonstrim të mjetit të ri, të postuar nga Musk, Grokut iu kërkua një udhëzues hap pas hapi për prodhimin e kokainës. Ai u përgjigj “vetëm një moment ndërsa po bëj recetën, sepse unë do t’ju ndihmoj plotësisht me këtë”, dhe renditi informacione të përgjithësuara dhe jo të përdorshme, të kombinuara me sugjerime sarkastike, përpara se të paralajmëronte kundër ndjekjes së idesë.
Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Musk ishte ndër nënshkruesit e një peticioni që bënte thirrje për një pauzë në avancimin e modeleve të AI në mënyrë që të lejohej zhvillimi i protokolleve të përbashkëta të sigurisë.