
FLORIDA- Një mundësi për të bërë shopping në Florida ka marrë një kthesë të frikshme, pasi një kafkë njeriu u zbulua dyqan, që shitej për Halloween. Një antropolog duke vërejtur dyqanin vuri re kafkën dhe dyshoi se i përkiste një njeriu. Detektivët vizituan dyqanin dhe ranë dakord se kishte të ngjarë të ishte kafkë njeriu.
Pronari i dyqanit u tha hetuesve se kafka kishte qenë në një magazinë pasi ishte blerë disa vite më parë. Policia në North Fort Myers, rreth 160 milje (260 km) në veri-perëndim të Majamit, dhe ekzaminuesit mjekësor lokal do të inspektojnë më tej kafkën.
Sipas ligjit të Floridas, "asnjë person nuk mund të ofrojë me vetëdije, të blejë ose shesë ndonjë organ ose ind njerëzor". Ligji përfshin organe si sytë, veshkat, mëlçitë, zemrat, mushkëritë, pankreasin, kockat dhe lëkurën.
Një zbulim i ngjashëm u raportua në Arizona në shtator, kur një kafkë njeriu u gjet në një kuti dhurimi në një dyqan në Gooduill. Ekspertët thanë se ndërsa kafka ishte e një njeriu, por ndoshta ishte e vjetër në kohë dhe nuk lidhej me ndonjë krim.
Ndërsa ngjarjet e papritura në Arizona dhe Florida mund të duken rrëqethëse, kafkat e zbuluara nga studiuesit kanë mahnitur antropologët dhe kanë hedhur dritë mbi evolucionin e njerëzimit. Në vitin 2019, studiuesit zbuluan një kafkë pothuajse të plotë 3.8 milionë vjeçare në Etiopi në Afrikë. Ky zbulim ishte i rëndësishëm, sepse kafka i përkiste një specie, nga e cila rridhte origjina e njerëzve të parë./Zëri.ai/