
SHBA-Këngëtarja Taylor Swift ka folur për herë të parë për tre shfaqjet në Vjenë në turneun e saj 'Eras' që u anuluan në fillim të këtij muaji pasi ishte planifikuar se do të bëhej një sulm terrorist. Ajo u shpreh se u ndje e frikësuar nga kërcënimet se në koncertin e saj mund të bëhej një sulm terrorist. Swift tha se anulimi i shfaqeve ishte diçka shkatërruese për të.
“Të anulosh shfaqjet në Vjenë ishte shkatërruese. Arsyeja e anulimeve më mbushi me një ndjenjë frike dhe faji sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në ato shfaqje. Por unë u isha shumë mirënjohës edhe autoriteteve për punën e bërë. Ekipi im dhe unë punuam krah për krah me stafin e stadiumit dhe autoritetet britanike çdo ditë në ndjekje të këtij qëllimi dhe dua t'i falënderoj për gjithçka që bënë për ne,”- shkroi Swift, raporton The Guardian.
Lidhur me sulmin terririst që ishte plaifikuar të kryhej në koncertet e këngëtares në Vjenë, Policia arrestoi 3 të rinj, ku njëri prej tyre është një 19- vjeçar, i cili është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut./ZËRI