Qytetërim

I mjaftuan 55 sekonda, Nedim Bajrami bën debutimin e ëndrrave në Europa League

Mjaftoi goli i tij që Rangers të merrte një fitore në transfertë

E.K
I mjaftuan 55 sekonda, Nedim Bajrami bën debutimin e ëndrrave në
Nedin bajrami

MALMO- Nedim Bajrami është ylli i golave të shpejtë në Europë, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që ka tundur rrjetën në debutimin e tij në Europa League.

25-vjeçarit kuqezi i kanë mjaftuar vetëm 55 sekonda për të kaluar në avantazh Rangers përballë Malmos në transfertë.

Dessers bëri një lëvizje të bukur duke kaluar portierin dhe duke goditur me topin që u përplas në shtyllë, e më pas u kthye në këmbët e Bajramit, i cili me portën e boshatisur tundi rrjetën dhe festoi me “shqiponjë”.

Gjithashtu ky është dhe goli i parë me Rangers pas tre ndeshjesh për yllin shqiptar, i cili duket se fiksimi i tij i ri tashmë janë golat e shpejtë, me Bajramin që shënoi dhe rekord në Europian për golin e tij pas vetëm 24 sekondash përballë Italisë.

Momenti i GOLIT

26 vite më parë, Gennaro Gattuso shënoi në minutën e parë për Rangers në një kompeticion europian, ndërsa mbrëmjen e djeshme, Nedim Bajrami shënoi për 55 sekonda. “Sofascore”, sajti i specializuar në nxjerrjen e statistikave të futbollistëve, e ka përfshirë Bajramin në formacionin më të mirë të kësaj xhiroje të Ligës së Europës.

Në top-ekipin e javës zgjidhen lojtarët më të vlerësuar në pozicione të caktuara për një xhiro (raund) të caktuar. Bajrami rezultoi vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, Glasgow Rangers në fushën e Malmo. Mesfushori shqiptar me të drejtë u zgjodh njeriu i kësaj ndeshjeje me notën më të lartë 8.9.

Poll

MOS HUMB