Qytetërim

Suita luksoze dhe spa në hotele me 5 yje! Zbulohet skandali i Naomi Campbell, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet e bamirësisë

Sipas raporteve, midis prillit 2016 dhe korrikut të 2022, vetëm 8,5% e shpenzimeve të përgjithshme të bamirësisë shkuan për bamirësi.

M.M
Suita luksoze dhe spa në hotele me 5 yje! Zbulohet skandali i Naomi
Naomi Campbell

BRITANI E MADHE- Modelja Naomi Campbell është shkarkuar nga detyra si administratore e një organizate bamirësie për shkak se pas hetimeve të një grupi mbikëqyrës rezultoi se ajo kishte keqpërdorur financat e bamirësisë për suita lukzose nëpër hotele të ndryshme.

Komisioni i Bamirësisë i Mbretërisë së Bashkuar lëshoi ​​një deklaratë duke raportuar gjetjet e shkeljeve në Fashion For Relief, një organizatë që themeloi Campbell.

“Fashion for Relief, është hequr nga regjistri i bamirësisë, kjo organizatë u krijua me qëllim reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin e sistemeve të shëndetit dhe arsimit duke dhënë grante për bamirësi ose duke u dhënë burime financiare drejtpërdrejt atyre që preken nga varfëria”, thuhet në deklaratë.

Sipas raporteve, midis prillit 2016 dhe korrikut të 2022, vetëm 8,5% e shpenzimeve të përgjithshme të bamirësisë shkuan për bamirësi. Sipas The Independent, “dhjetëra mijëra” paund u shpenzuan për dhoma hoteli luksoze, trajtime spa dhe siguri personale për Campbell.

Modelja kishte shpenzuar plot 9,400 euro fonde bamirësie për një qëndrim tre netë në një hotel me pesë yje në Francë.

Suita luksoze dhe spa në hotele me 5 yje! Zbulohet skandali i Naomi
Noami Campbell

Ky është skandali më i fundit për Campbell, e cila edhe më parë është akuzuar për veprime të pasjellshme dhe për ushtrim dhune.

Modelja u përball me akuza se goditi me telefon shërbëtoren e saj në vitin 2006, akuzë për të cilën u deklarua fajtore. 

“Nuk mund ta besoja dhimbjen. Kisha shumë dhimbje ”, tha shërbyesja 42-vjeçare në atë kohë. 

Në vitin 1998, Campbell pranoi se kishte sulmuar asistenten e saj të atëhershme, Georgina Galanis, gjatë xhirimit të filmit "Prisoner of Love"

Në atë kohë, u raportua se Campbell u akuzua se “e kapi nga fyti dhe e kërcënoi". Në vitin 2000, asistentja tjetër e Campbell, Vanessa Frisbee e akuzoi modelen për sulm gjithashtu. Në vitin 2008, Campbell  u deklarua fajtor për katër akuza për sulmin ndaj një oficeri policie në aeroportin Heathrow në fluturimin ku humbi valixhet e saj./ ZËRI

Poll

MOS HUMB