
TIRANË- Një ditë pas përballjes në Gjykatë me ish-partneren e tij Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale.
Teksa shpërndan një shprehje, Kallaku shkruan se një njeri nuk duhet ta humbasë kurrë besimin te Zoti.
“Gjithmonë lutu që të kesh sy që shohin më të mirën te njerëzit, një zemër që fal më të keqen, një mendje që harron të keqen dhe një shpirt që nuk e humb kurrë besimin te Zoti”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë aktori.
Dyshja u fotografuar dje në ambientet e Gjykatës së Tiranës, për seancën e tyre të përballjes, pas kërkesës që kanë paraqitur për t’u ndarë edhe në rrugë ligjore.
Një nga çështjet që mban pezull divorcin e çiftit është ndarja e pasurisë që ata kanë, dhe seanca e djeshme ka qenë pikërisht për mënyrën se si do të bëhet përpjestimi i pronave që ata kanë.
Prej muajsh ata jetojnë të ndarë, vetëm pak javë pasi këngëtarja solli në jetë djalin Amen. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik në lidhje me ndarjen, dhe arsyet që i çuan drejt divorcit, ndërkohë që nuk kanë munguar thumbat mes njëri tjetrit, edhe në projektet e tyre muzikore. /ZËRI