
Islam Dudaev
RUMANI-Islam Dudaev, i cili përfaqëson Shqipërinë ia ka dalë të marrë medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.
Në peshën deri në 65 kilogramë në stilin e lirë, Dudaev mposhti 2-1 rusin Gadzhimurad Rashidov dhe siguron medaljen e parë të artë në këtë event për tanët.
Shqipëria ka mundësinë nesër që të përsëritë këtë sukses me një tjetër medalje, kur në finale do të jetë Zelimkhan Abakarov./ZËRI
Poll