Qytetërim

Shpallen zyrtarisht 4 prezantuesit e “Met Gala 2024”

Njoftimi zbuloi gjithashtu kodin zyrtar të veshjes: “Kopshti i kohës”.

f.t
Shpallen zyrtarisht 4 prezantuesit e “Met Gala 2024”
Prezantuesit e 'Met Gala'

SHBA- Janë shpallur prezantuesit zyrtarë të 'Met Gala 2024'. Vougo njoftoi se Jennifer Lopez, Zendaya, Bad Bunny dhe Chris Hemsworth do të jenë bashkë-prezantuesit zyrtarë të Met Gala 2024, së bashku me Anna Wintour e cila ka qenë mikpritëse e ngjarjes për dekada.

Gala e këtij viti do të mbahet në 6 maj. Personazhet do të festojë modën ‘vintage’ dhe përrallat e vjetra me temën “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”. Njoftimi zbuloi gjithashtu kodin zyrtar të veshjes: “Kopshti i kohës”.

Ekspozita shoqëruese do të shfaqë 250 veshje nga koleksioni i përhershëm i Institutit të Kostumeve, disa prej të cilave rrallë kanë parë dritën e ditës. Ajo gjithashtu do të përfshijë “elemente si inteligjenca artificiale, GCI dhe më shumë, ndërsa luan me temat e tokës, detit dhe qiellit“./ZËRI

Poll

MOS HUMB