
Liverpool - Brentford
LIVERPOOL – Liverpool ka arritur të fitojë bindshëm dhe pa probleme ndaj Brentford në transfertë, teksa shifrat në finale ishin 1:4. Në pjesën e parë ka mjaftuar goli i shënuar nga David Nunez, që realizoi për të kuqtë në minutën e 35 të takimit.
Pjesa e dytë ishte më e mirë sërish për Liverpool, teksa McAllister realizoi për ta në minutën e 55. Nuk ka vonuar shumë dhe Salah ka shënuar emrin e tij në emrin e shënuesve të kësaj sfide.
Toney shënoi golin e vetëm për Brentford. Në përfundim të ndeshjes, ka qenë Gakpo që ka realizuar golin, duke çuar shifrat në 1:4./ZËRI/
Poll