
PARIS- Harkëtari italian Mauro Nespoli u bë hit në rrjetet sociale gjatë Olimpiadës së Parisit. Pasi 36-vjeçari doli në fushë, pamjet e tij u përhapën shumë shpejt në rrjetet sociale. Pse? Sepse të gjithë menduan se Nespoli ishte reperi amerikan, Marshall Bruce Mathers, i njohur me emrin e tij të artit, Eminem.

“Eminem nga Italia,”-shkruan përdoruesit e rrjeteve sociale që kanë ndarë edhe pamjet nga lojrat olimpike.
Mauro fitoi medaljen e argjendtë individuale në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020 dhe ishte anëtar i ekipeve italiane që fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike Verore 2012 dhe argjendin në Lojërat Olimpike Verore 2008, por ekipi i tij humbi ndaj Francës në Paris të hënën. Tani, Nespoli do të përballet me Kanadanë të dielën më 4 gusht./ZËRI