
SHBA- Halle Berry dhe Angelina Jolie janë duke përgatitur një film së bashku, i cili titullohet “Maude v Maude”. Aktorja e "Catwoman" theksoi se mes tyre ka një kimi shumë të fortë. Por pranoi se bisedat që i kanë afruar shpesh kanë pasur lidhje me divorcet e tyre.
"Ne kemi pasur një fillim të vështirë dhe mendoj se kjo do të forcojë vërtetë kiminë tonë në ekran. Angelina është një grua tepër e fortë që frymëzon botën dhe bashkëpunimi ynë është diçka që mezi e pres. Bisedat tona shpesh rrotullohen rreth vështirësisë së divorceve dhe marrëdhënieve të mëparshme që kemi pasur. Është e sigurt të thuhet se kemi gjetur gjuhën e përbashkët,"-tha ai për Variety.
Të dy aktorët kanë pushtuar shtypin e huaj me divorcet e tyre. Berry bëri bujë kur u nda nga Olivier Martinez pas 8 vjetësh. Nga ana tjetër, Jolie është pothuajse çdo ditë në lajme për divorcin e saj nga Brad Pitt, pasi të dy ende po përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në gjykatë./ZËRI