Qytetërim

Pozitiv në doping, kampioni i botës drejt fundit të karrierës

Mesfushori i Juventus, ish-kampioni i botës me Francën Paul Pogba ka rezultuar pozitiv me doping. Kjo nënkupton se ai mund t'i japë fund karrierës futbollistike.

D.XH
Pozitiv në doping, kampioni i botës drejt fundit të
Paul Pogba

FRANCË - Prokurorët antidoping në Itali kanë kërkuar një dënim maksimal prej katër vitesh pezullim për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, pasi fituesi i Kupës së Botës rezultoi pozitiv në tesin për testosteronin.

Pogba vendosi të mos bëjë një marrëveshje për pranimin e fajësisë me agjencinë antidoping të Italisë, që do të thotë se çështja do të gjykohet para gjykatës antidoping të vendit. Një dënim prej katër vitesh mungesë në fushë mund t'i japë fund karrierës së Pogba.

Ndalimet katërvjeçare janë standarde sipas Kodit Botëror Anti-Doping, por mund të reduktohen në rastet kur një sportist mund të provojë se dopingu ishte i paqëllimshëm, nëse testi pozitiv ishte rezultat i kontaminimit ose nëse ata ofrojnë 'ndihmë të konsiderueshme' për të ndihmuar hetuesit.

Testi pozitiv i Pogbas u njoftua në shtator, si rrjedhojë e një testi që u krye pas ndeshjes së Juventusit në Udinese më 20 gusht të këtij viti. Futbollisti francez nuk luajti në ndeshjen e Serisë A, por ishte në stolin e Juves. Mesfushori kërkoi që të bëhet një tjetër analizë për testin e tij pozitiv të dopingut, por edhe ato ishin me rezultat pozitiv./ZËRI/

Poll

MOS HUMB