Qytetërim

'Jezusi jeton në mua', Daddy Yankee heq dorë nga muzika dhe i përkushtohet fesë

Gjatë karrierës së tij, ai ka kënduar këngë ikonike që kanë thyer çdo rekord shikueshmërie, si “Despacito” dhe “Gasolina”.

E.K
'Jezusi jeton në mua', Daddy Yankee heq dorë nga muzika dhe
Daddy Yankee

TIRANË- Daddy Yankee tërhiqet nga muzika. Reperi ka njoftuar këtë të enjte se është larguar nga muzika për të iu përkushtuar fesë. 46-vjeçari e zbuloi lajmin para fansave në shfaqjen e fundit të turneut të tij botëror.

Gjatë karrierës së tij, ai ka kënduar këngë ikonike që kanë thyer çdo rekord shikueshmërie, si “Despacito” dhe “Gasolina”.

Daddy Yankee: Të jetosh një jetë të suksesshme nuk është njësoj si të jetosh një jetë me qëllim. Për një kohë të gjatë u përpoqa të mbushja një zbrazëti…që askush nuk mund ta mbushte. Kjo është arsyeja pse sonte njoha dhe nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton në mua dhe se unë do të jetoj për të./ZËRI

Poll

MOS HUMB